Pas ndërhyrjes së  Njësisë Speciale në Karaçevë, reagon komuna e Kamenicës

Pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale në Karaçevë, reagon komuna e Kamenicës

Aktuale September 18, 2020 - 22:28

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

E për këtë reagim pati edhe nga nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, i cili mirëpriti aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

“Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook.

Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione. /Zëri