QUINT-i, thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të kundërshtohet çdo përpjekje për të diskredituar Gjykatën Speciale

QUINT-i, thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të kundërshtohet çdo përpjekje për të diskredituar Gjykatën Speciale

Aktuale September 18, 2020 - 15:23

Shtetet e QUINT-it kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për zhvillimet e fundit në lidhje me Gjykatën Speciale.

Përmes kësaj deklarate, Ambasada e SHBA-së, e Francës, e Gjermanisë, e Italisë dhe e Britanisë së Madhe i kanë bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të minuar ose diskredituar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (KSC) dhe Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

“Ambasada e Francës, e Gjermanisë, e Italisë, e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të minuar ose diskredituar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (KSC) dhe Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara ( SPO) dhe për të siguruar që ata mund të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Ambasadat gjithashtu kanë përgëzuar kryetaren e Kuvendit, që e ka përcjellë propozimin e presidentit për ndryshim të Dhomave të Specializuara e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, si dhe Zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për respektimin e autoritetit të ZPDHS-së për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës. /Zëri