Rastet me COVID-19 sipas komunave

Rastet me COVID-19 sipas komunave

Aktuale September 18, 2020 - 15:05

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rastet me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 4 raste të vdekjes, 57 rezultuan pozitivë, si dhe 137 pacientë janë shëruar.

IKSHPK-ja bën të ditur se rastet me koronavirus janë nga këto komuna.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë-Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat: Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Zëri