Katër të vdekur, 57 raste të reja dhe 137 të shëruar nga COVID-19
Foto: Laura Hasani

Katër të vdekur, 57 raste të reja dhe 137 të shëruar nga COVID-19

Aktuale September 18, 2020 - 14:58

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga Spitali Rajonal Prizren dhe një rast nga Spitali Rajonal Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 137 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.