“Ministri i Arsimit ofendoi minoritetet”, Krasniqi kërkon urgjentisht rrëzimin e Qeverisë

“Ministri i Arsimit ofendoi minoritetet”, Krasniqi kërkon urgjentisht rrëzimin e Qeverisë

Aktuale September 18, 2020 - 14:38

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elbert Krasniqi, kërkon rrëzimin e qeverisë “Hoti”, pasi thotë se ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i ka ofenduar qytetarët e komunitetit egjiptian, ashkali dhe rom, duke i quajtur me gjuhë dhe term ofendues “RAE”.

Ai thotë se kërkim falja e ministrit Likaj nuk është e sinqertë dhe kërkon nga deputetët tjerë të pakicave që të bëhen bashkë dhe ta rrëzojnë Qeverinë.

Shkrimi i plotë nga Elbert Krasniqi:

Kur një ministër i Arsimit në Kuvendin e Kosovës u referohet bashkëqytetarëve të tij me gjuhë dhe term ofendues “RAE”, çka duhet të presim nga institucionet tjera dhe nga qytetarët e rëndomtë? Për deputetët e komuniteteve nga radhët e komunitetit egjiptian, ashkali dhe rom, se kjo qeveri jo që përkujdeset për qytetarët të cilët përfaqësojmë, por edhe në institucionin më të lart të shtetit i ofendon ata.
Nëse realisht jeni në Kuvend për interesa të qytetarëve dhe jo individuale. Keni veç një alternativë, ejani dhe nënshkruajeni mocionin e ta dërgojmë këtë qeveri në shtëpi.
Nuk mjafton një kërkim faljeje e pasinqertë e ministrit të Arsimit!