Osmani i shkruan Trendafilovas rreth mandatit të Gjykatës Speciale

Osmani i shkruan Trendafilovas rreth mandatit të Gjykatës Speciale

Aktuale September 18, 2020 - 14:11

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Përmes kësaj letre, Osmani ka kërkuar nga Trendafilova që amendamenti i propozuar nga presidenti Hashim Thaçi për mandatin e Speciales t’i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese në Dhomat e Specializuara.

“Do t’u isha mirënjohëse nëse ky propozim-amendament referohet në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në kapitullin II të Gjykatës”, shkruhet në letër, transmeton “Zeri.info”.

Ndryshe, më 24 gusht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. /Zëri

Image