Deputetët heqin dorë nga seancat, mungojnë 75

Deputetët heqin dorë nga seancat, mungojnë 75

Aktuale September 18, 2020 - 12:55
Image

Gjithsej janë 120 deputetë që kanë marrë mandatin për të përfaqësuar votën e qytetarëve në Kuvend. Në sallë ndodhën vetëm 45 deputetë dhe mungojnë 75.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar udhëheqësinë e Kuvendit për mosfillimin me kohë të seancës së sotshme, e cila ishte paraparë në orën 10:00, ndërsa filloi në orën 11:00.

Musliu ka marrë përgjigje nga nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, e cila ka deklaruar se deputetët që nuk kanë ardhur me kohë në seancë. Ajo ka thënë se nuk mund të fillonte seanca në orën 10:00 për shkak se nuk kishte në sallë më shumë se 35 veta.

“Nuk ishin as 35 në sallë, ne ishim këtu. 45 jemi tani”, ka thënë Nagavci.

Musliu ka replikuar duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësia e Kuvendit që kur të ftohet seanca në orën 10:00 duhet të fillojë po në atë orë.

“Nëse s’ka kuorum duhet të shkojmë në pauzë dhe jo të sillemi rrugëve”, ka thënë Musliu.

Madje ajo e ka quajtur të pakuptueshme që seanca të mos fillojë në mungesë të kuorumit, me arsyetimin sipas saj se kjo seancë është vazhdim i asaj të djeshme. /Zëri