
Shukri Buja dënohet me dy vjet burg
Aktuale
September 18, 2020 - 09:39
Gjykata ka marrë vendim për Shukri Bujën, ish-kryetarin e Lipjanit, i akuzuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Buja nga gjykata është dënuar me 2 vjet burgim, shkruan “Lajmi.net”.
I akuzuari tjetër në këtë rast, Alit Gashi, është dënuar me 6 muaj burgim, i cili mund të zëvendësohet me 2 mijë euro gjobë.
Bajram Rizani është dënuar me 6 muaj burg, Edmond Rexhepi 6 muaj burg, Hashim Vishesella me 5 muaj burg, teksa nga akuzat janë liruar Driton Avdiu, Fahri Retkoceri, Magbule Sadiku dhe Burim Kodra.
Shpallja e aktgjykimi është bërë nga gjyqtari Beqir Kalludra.