RRGK-ja me aksion kundërshton dënimet e ulëta për vrasësit e grave

RRGK-ja me aksion kundërshton dënimet e ulëta për vrasësit e grave

Aktuale September 15, 2020 - 15:41

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RRGK) nesër do ta mbajë një aksion simbolik për të kundërshtuar dënimet e ulëta për vrasësit e grave.

Sipas RRGK-së, gratë në Kosovë po vazhdojnë të vriten nga burrat dhe dhuna në shumë familje kosovare po mbetet përditshmëri tejet e hidhur.

“Për institucionet e drejtësisë duket se jeta e grave në Kosovë vlen pak. Dënimet e shqiptuara nga institucionet janë të ulëta dhe përçojnë mesazhin se dhuna ndaj grave është e tolerueshme dhe se nuk merr dënim meritor”, thuhet në komunikatën e RRGK-së.

Për ta adresuar këtë Rrjeti i Grave të Kosovës do të ndërmarrë një aksion nesër, më 16 shtator, me fillim në orën 12:00, para Prokurorisë në Prishtinë, duke respektuar edhe masat anti-COVID, ku për shkak të pandemisë ky organizim do të jetë simbolik dhe me pjesëmarrje të jo më shumë se pesë personave. /Zëri