Komuna e Obiliqit, ndër komunat e para me performancë të lartë komunale

Komuna e Obiliqit, ndër komunat e para me performancë të lartë komunale

Aktuale September 08, 2020 - 13:10

Komuna e Obiliqit është renditur ndër komunat e para me performancën më të mirë në Grantin e Performancës të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për vitin 2019.

Kryetari i kësaj Komune, Xhafer Gashi, përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar ekzekutivin dhe zyrtarët komunalë për punën e madhe dhe angazhimin, qytetarët dhe institucionet për vlerësimin.

Shkrim i plotë i Gashit:

“Të nderuar qytetarë, kam kënaqësinë të ndajë me ju lajmin se jemi renditur ndër komunat e para me performancën më të mirë në Grantin e Performancës të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për vitin 2019.

Përkushtimi ynë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale dhe ofrimi i qeverisjes transparente po vazhdon dhe për këtë dëshmitari më i miri është qytetari i Obiliqit.

Falënderoj ekzekutivin dhe zyrtarët komunalë për punën e madhe dhe angazhimin, qytetarët dhe institucionet për vlerësimin.

Urime të gjithë qytetarëve të Obiliqit!

Xhafer Gashi”. /Zëri