Vendoset flamuri i Kosovës te Liqeni i Ujmanit

Vendoset flamuri i Kosovës te Liqeni i Ujmanit

Aktuale September 03, 2020 - 14:06

Flamuri i Kosovës sot është vendosur te Liqeni i Ujmanit.

Përmes një aktiviteti simbolik, qytetari Bekim Ibishi nga Skenderaj ka vendosur sot flamurin e Kosovës te Liqeni i Ujmanit.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë për të shenjëzuar qartë se Ujmani dhe “Trepça” u përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, transmeton “Zeri.info”.

“Prandaj ne përmes këtij aktiviteti simbolik i informojmë përfaqësuesit tanë me legjitimitet të diskutueshëm, të cilët po marrin pjesë në dialogun që po zhvillohet në SHBA, se çka i jep Republika e Kosovës Serbisë. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj Serbisë në vend të hakmarrjes dhe territorit të shumëkërkuar nga ajo. Ne i japim Serbisë vetëm fqinjësi të mirë dhe asgjë më tepër”, ka shkruar Ibishi në fotografitë e shpërndara me flamurin e Kosovës nga Liqeni i Ujmanit. /Zëri

Image

Image

Image