Agim Çeku ftohet nga Specialja
Foto: Laura Hasani

Agim Çeku ftohet nga Specialja

Aktuale September 03, 2020 - 12:02

Ish-kryeministri Agim Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për media.

Ish-kryeministri Agim Çeku ka marrë dje ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-komandanti i UÇK-së tha se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator.

“Po, dje kam marrë ftesë nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtoj atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku.