Lutfi Haziri: Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në juglindje të Kosovës
Aktuale
August 17, 2020 - 23:46
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas ndaljes së punës në rrugën Deçan-Plavë. Ai ka kërkuar nga liderët e vendit sjellje prej burrështetasve. Zhvillime në Karaçevë edhe këto në Deçan, Haziri ka thënë se janë popullizëm e fjalamani ndërsa paralajmëron se në takimin e 2 shtatorit në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të fillojnë përplasja e madhe ndërmjet dy shteteve.
“Javën e kaluar Karaçeva e Epërme, këtë javë rruga Deçan-Plavë, javën tjetër Leposavic-i me 17 katunde...Zhurmë, popullizëm e fjalamani. #2Shtator përnime fillon! Mos përçoni frikë, por silluni si burrështetas. #Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në Juglindje të Kosovës!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në "Facebook". /Zëri