Vetëvendosje e thërret Veliun në interpelancë për patrullimin e policisë në Karaçevë

Vetëvendosje e thërret Veliun në interpelancë për patrullimin e policisë në Karaçevë

Aktuale August 13, 2020 - 17:01

Sot, Nënkryetarja e Lëvizjes, deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun. Kjo për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

“Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës. Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë”, thuhet në llogarinë zyrtare të Vetëvendosjes në “Facebook”. /Zëri