Misioni i OSBE-së në Kosovë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit: Rishqyrtoni me kujdes ligjin e luftës

Misioni i OSBE-së në Kosovë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit: Rishqyrtoni me kujdes ligjin e luftës

Aktuale August 12, 2020 - 20:00

Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i rishqyrtojnë dispozitat e projektligjit për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së të cilat do të cenonin lirinë e shprehjes.

Përmes një postimi në “Facebook” nga OSBE-ja kanë kërkuar vëmendje të veçantë për nenin 5 të këtij projektligji i cili do të cenonte lirinë e shprehjes dhe të drejten e individeve.

“OSBE-ja ka mbështetur lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes në Kosovë që nga viti 1999, në partneritet të ngushtë me institucionet dhe mediat në Kosovë. Në këtë kontekst, kërkojmë vëmendje të veçantë për nenin 5 të këtij projektligji, i cili do të cenonte lirinë e shprehjes dhe të drejtën e individëve për t’i shprehur bindjet e tyre personale dhe pikëpamjet politike”, thuhet në njoftim .

Nga OSBE-ja kanë potencuar se edhe ambasada e SHBA-së si dhe miqtë e tjerë të Kosovës kanë ngritur zërin për këtë ligj.

“Ne ndajmë shqetësimet e shprehura nga Ambasada e SHBA-së, Zyra e BE-së dhe miqtë e tjerë të Kosovës, përfshirë ambasadën gjermane dhe atë zvicerane, të cilat e kanë ngritur zërin e tyre lidhur me këtë ligj”, thuhet në komunikatën e OSBE-së. /Zëri