Vdes edhe një grua nga koronavirusi

Vdes edhe një grua nga koronavirusi

Aktuale August 09, 2020 - 21:23

Çdo ditë në rrjete sociale, qytetarët njoftojnë për humbjen e jetëve të të afërmëve të tyre. Pothuajse secili nga ta, thekson se vdekja erdhi si pasojë e prekjes së viktimës nga koronavirusi, i cili del të jetë njëri ndër shkaktarët e vdekjeve të shumëta në Kosovë.

Rasti i fundit është edhe një grua nga Prishtina, me inicialet S.K.B.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vëllau i të ndjerës, përmes një postimi në “Facebook”.

 

Sot, na la përgjithëmonë motërloçka jonë Sanije Krasniqi (Bllaca), e cila nuk mundi t‘i bëjë ballë sëmundjes së...

Posted by Sami Krasniqi on Sunday, August 9, 2020

 

Kujtojmë, që numri mesatar i vdekjeve në Kosovë, ditëve të fundit, është rreth 15 persona brenda ditës./Zëri