Tërmkolli akuzon institucionet shtetërore se nuk po mbrojnë kufirin

Tërmkolli akuzon institucionet shtetërore se nuk po mbrojnë kufirin

Aktuale August 08, 2020 - 16:52

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe hyn në Karaçevë.

Sipas saj ata këtë herë ia kanë “mësyer” pak më tej.

“Ata mund të hyjnë anë e përtej vendit kur të dojë”, ka thënë Tërmkolli duke aluduar në atë se shteti nuk po i ndalon që të hyjnë në territor të Kosovës.

Sipas Tërmkollit sot do duhej të mbahej një takim urgjent me KFOR-in. Ajo ka këkruar një notë proteste ndaj Serbisë që do duhej të bëhej sot si dhe një njoftim t’i bëhej Bashkimit Evropian.

“Një takim urgjent me komandantin e KFOR-it do të duhej bërë sot. Një notë proteste dhe tregimi i vendit Serbisë, do të duhej bërë sot. Një njoftim DASH-it dhe BE-së do të duhej bërë sot, se me ofensivat e pandalshme të Serbisë ndaj Kosovës, si ato politike, diplomatike dhe provokimet e pandalshme policore, ku është kuptimi i bisedimeve?”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Anëtarja e LDK-së ka potencuar se Serbia do të jetë gjithmonë kështu, mirëpo sipas saj edhe më keq.

“Për ata që kanë iluzione, Serbia do të jetë kështu gjithnjë, madje edhe më keq nëse bëjmë sehir si deri tani. Ky është dialogu i vërtetë i Serbisë! Politika duhet të veprojë pa ndalë në të gjitha segmentet dhe nga të gjitha institucionet”, ka thënë ajo. /Zëri