Takohen Haradinaj e Rohden, ministrja kërkon heqjen e vizave dhe përfshirje aktive të Gjermanisë në dialog

Takohen Haradinaj e Rohden, ministrja kërkon heqjen e vizave dhe përfshirje aktive të Gjermanisë në dialog

Aktuale August 06, 2020 - 14:17

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka takuar ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Haradinaj-Stublla ka thënë se në këtë takim është diskutuar me theks të veçantë liberalizimi i vizave për Kosovën gjatë presidencës gjermane të BE-së.

“Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtetndërtimit dhe zhvillimit. Mirëprita sot ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Si aleat historik e strategjik yni dhe shtëpi e qindra mijëra qytetarëve që jetojnë në Gjermani, Kosova është thellësisht e përkushtuar që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale në fushat e interesit të përbashkët. Shpresat dhe pritjet e Kosovës për realizimin e të drejtës për lëvizjen pa viza gjatë Presidencës gjermane janë të larta”, ka thënë ajo.

Tutje, ministrja e Punëve të Jashtme ka kërkuar rol aktiv të Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Në dialogun Kosovë-Serbi kërkojmë rolin aktiv të Gjermanisë në qartësimin e kornizës kohore dhe epilogut të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

Image