Në SHSKUK dhe spitalet regjionale 424 pacientë të shtrirë me COVID- 19

Në SHSKUK dhe spitalet regjionale 424 pacientë të shtrirë me COVID- 19

Aktuale August 03, 2020 - 21:51

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (SHSKUK) dhe në spitalet regjionale po trajtohen 627 pacientë, prej tyre 424 të konfirmuar me COVID-19, gjersa 381 janë në oksigjeno-terapi. Kështu thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas raportimeve të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme, SHSKUK shkruan se 46 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 19 në respiratorë dhe 27 me CPAP- maskë, transmeton Zëri.

Ndërkohë në QKUK janë të hospitalizuar 265 pacientë-nga të cilët 214 pacientë janë të konfirmuar me COVID- 19, ndërsa në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë, kurse të konfirmuar me COVID-19 janë 210 persona. /Zëri