Pesë vite nga formimi i Gjykatës Speciale - kush votoi pro e kush kundër

Pesë vite nga formimi i Gjykatës Speciale - kush votoi pro e kush kundër

Aktuale August 03, 2020 - 18:04

Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës votoi pro formimit të Gjykatës Speciale nën juridiksionin e shtetit të Kosovës por jashtë territorit të saj. Pas diskutimit maratonik mbi tetë orësh, me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim u votua Gjykata Speciale me seli në Hagë, Holandë. Numri i personave të intervistuar nga Gjykata Speciale deri tani mund të ketë shkuar qindra persona, mirëpo ky nuk është i vetmi zhvillim nga kjo gjykatë.

Më 24 qershor të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se i ka paraqitur një aktakuzë me dhjetë pika Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), pika këto që përmendin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Në njoftimin për media, theksohej se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura, përcjell Zëri.

“Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhej në komunikatë.

Tentime për zhbërje të Gjykatës Speciale

Tentime për zhbërjen e saj pati qysh në dhjetor të vitit 2017. Më 22 dhjetor 2017, Kryesia e Kuvendit dështoi për herë të dytë që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues ku kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Këtë nismë e mbështesnin PDK, AAK dhe Nisma. Por ajo kishte ngjallur reagime të ashpra nga ambasadorët e shteteve të Quintit.

Tjetër tenim për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale pati edhe në fund të vitit të kaluar, përmes një shkëmbimi të letrave mes presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, të cilin e kishte publikuar Radio Evropa e Lirë.

Komunikimi ishte bërë në nëntor të vitit të kaluar, ku presidenti i vendit, Hashim Thaci i kishte dërguar një letër Sekretarit të amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në të cilën Thaçi ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me Gjykatën në Hagë, duke shtuar që “Qeveria amerikane duhet urgjentisht të marrë parasysh që reformat kritike janë ndërmarrë para se gjërat të zhvillohen me tutje”.

“Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe donatorët tjerë kanë ofruar mjete domethënëse për zhvillimin e kësaj infrastrukture fizike të Gjykatës në Hagë”, kishte shkruar Thaçi në letrën dërguar Sekretarit Pompeo.

Ndaj letrës së Thaçit, Pompeo ishte përgjigjur duke thënë që “heqja ose dëmtimi i strukturës së punës ose lokacionit të Dhomave të Veçanta ose Prokurorisë së Specializuar, në çfarëdo mënyre, do ta dëmtonin seriozisht kredibilitetin dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”.

“Puna e Dhomave të Veçanta në formatin aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta mbyllë këtë kapitull në historinë e saj”, thuhej ndër të tjera në përgjigjen e sekretarit Pompeo, autenticitetin e të cilës e kishte konfirmuar Zyra e presidentit të Kosovës shkruan Zeri.info.

Por, kush ishin deputetët që votuan pro themelimit të kësaj gjykate, kush kundër e kush abstenoi?

Kjo është lista:

Image

Image