6 të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

6 të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale August 03, 2020 - 17:21

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se janë kryer 474 testime dhe janë konfirmuar 101 raste të reja me COVID-19. Ndërsa 6 qytetarë me COVID-19 kanë vdekur dhe 13 qytetarë janë shëruar, kështu duke e quar numrin e qytetarëve të shëruar në 3.031 që nga fillimi i epidemisë.

Në gjithë Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë lajmëron se janë 2.417 raste aktive me COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer 42.657 testime. /Zëri