
Hoti i shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës kryeministrit Rama
Aktuale
August 01, 2020 - 13:58
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i shpreh ngushëllime kryeministrit të Shqipërise, Edi Rama me rastin e vdekjes së nënës së tij.
Hoti ka thënë se me dhimbje ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Ramës, transmeton Zeri.info
Ai thotë se në emër të tij dhe Qeverisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për kryeministrin rama dhe gjithë familjës së tij.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.