Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Maqedonia e Veriut hap kufijtë për Shqipërinë, por jo edhe për Kosovën

Maqedonia e Veriut hap kufijtë për Shqipërinë, por jo edhe për Kosovën

Aktuale July 31, 2020 - 00:36

Maqedonia e Veriut do të qëndrojë e mbyllur për fqinjët edhe gjatë muajit gusht, por jo për Shqipërinë.

Komisioni për sëmundjet infektive atje ka marrë vendimin duke vlerësuar se situata epidemiologjike në rajon vijon të mbetet shqetësuese.

Kreu i këtij Komisioni, Zharko Karaxhovski, bëri të ditur se testi negativ jo më i vjetër se 72 orë do të jetë “vizë hyrëse” në vend për Kosovën, Malin e Zi, Bosnj-Hercegovinën dhe Serbinë.

“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë masën, sepse situata aktuale në këto vende është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. Gjithashtu është e qartë se ka numër të madh të të sëmurëve pothuajse në të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit per Semundje Infektive.

Greqia dhe Bullgaria i kanë mbyllur kufijtë për Maqedoninë e Veriut, sipas rekomandimeve të Zonës Shengen. Rrjedhimisht Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm për qarkullim të lirë pa asnjë kushtëzim, përcjell albinfo.ch

Sektori i turizmit nuk e mirëpriti vendimin. Shoqata e Agjencive Turistike ka deklaruar se 300 agjenci turistike me 5 mijë punëtorë do të mbyllen pasi humbjet llogariten 100 %.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 476 pacientë, ndërsa aktualisht janë më shumë se 4 mijë raste aktive me Covid 19.