![Më në fund nis asfaltimi i rrugës “Gazmend Zajmi” në Prishtinë](/uploads/zeri.info/images/2020/July/30/auto_116367767_10160145875492166_6976362926340550864_n1596128417.jpg)
Më në fund nis asfaltimi i rrugës “Gazmend Zajmi” në Prishtinë
Aktuale
July 30, 2020 - 18:59
Pas disa muajsh punimesh, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë në Facebook ka shpërndarë fotografi të rrugës “Gazmend Zajmi”, ku thotë të ketë nisur asfaltimi i saj.
Bashkë me këtë rrugë, ka nisur edhe asfaltimi i rrugës "Ali Pashë Tepelena”, shkruan Zëri.
“Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Ali Pashë Tepelena dhe Gazmend Zajmi. Pasi kemi pritur që KEDS të përfundojë futjen e kabllave nën tokë sot dhe ditëve në vijim do të vazhdojë asfaltimi dhe shenjëzimi i rrugëve”, ka shkruar Ahmeti. /Zëri