Gazmend Gjyshinca thotë se është sulmuar fizikisht nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi

Gazmend Gjyshinca thotë se është sulmuar fizikisht nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi

Aktuale July 28, 2020 - 16:13

Deputeti i LVV-së Gazmend Gjyshinca ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga dy deputetë të LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

Sulmi, sipas Gjyshincës, ka ndodhur pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për politikë të jashtme i cili është përcjellur me përplasje mes pozitës dhe opozitës, transmeton Zeri.info.

“Me të përfunduar mbledhja e komisionit, unë i mbetur më vonë për të dal nga salla sepse kisha dokumente të shumta dhe kam mbetur me vonesë në sallën e komisionit për punë të jashtme, në momentin që kam dal në koridor jamë sulmuar në befasi nga deptuetët Kujtim Shala dhe Arben Gashit”, ka deklaruar Gjyshinca.

Po ashtu të njejtën e ka thënë edhe deputetja tjetër e LVV-së, Fitore Pacolli e cila ishte pjesëmarrëse në mbledhjen e komisionit.

“Pasi që e panë që nuk arritën të na ndalin në komison ata na sulmuan në koridorin e ndërtesës së Kuvendit, jashtë sallës ku e mbajtëm takimin”, ka deklaruar Pacolli.

Pas përfundimit të konferencës, Pacolli tha se ajo dhe Gjyshinca do të merren në pyetje nga Policia e Kosovës./Zëri