Vdes reumatologu i njohur Sylejman Rexhepi, ishte i prekur me COVID-19

Vdes reumatologu i njohur Sylejman Rexhepi, ishte i prekur me COVID-19

Aktuale July 24, 2020 - 09:20

Sot në mëngjes reumatologu Sylejman Rexhepi ka vdekur nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar për media nga drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu.

Ai ka thënë se sot në mëngjes është njoftuar zyrtarisht nga kolegët e tij, të cilët kanë qenë kujdestarë në Mjekësinë Sportive, ku i ndjeri po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë.

“Ka qenë në gjendje të rëndë qe dy javë në Intensivë, në Mjekësinë Sportive dhe fatkeqësisht sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, ka thënë ai. /Zëri