Serbia i prin rajonit me të hospitalizuar me COVID-19 në 100 mijë banorë - Kosova e dyta

Serbia i prin rajonit me të hospitalizuar me COVID-19 në 100 mijë banorë - Kosova e dyta

Aktuale July 21, 2020 - 19:33

Në rajon, numri më i madh i të hospitalizuarve me koronavirus në 100 mijë banorë është regjistruar në Serbi, në vendin e dytë është Kosova ndërsa në të tretin Mali i Zi.

Në Serbi janë regjistruar 68 të hospitalizuar për 100 mijë banorë, në Kosovë 29 ndërsa në Mal të Zi 26.

Në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 20 të hospitalizuar në 100 mijë banorë, në Kroaci tre ndërsa në Slloveni 1, raporton Zeri.info.

Në rajon, sot janë regjistruar 1.168 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Në rajon, numri më i madh i rasteve aktive me koronavirus në 100 mijë banorë është në Mal të Zi, në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut dhe në të tretin Kosova.

Në Mal të Zi janë regjistruar 305 raste aktive në 100 mijë banorë, në Maqedoni të Veriut 194, e në Kosovë 145.

Në Bosnje e Hercegovinë (BeH) janë regjistruar 136 të infektuar në 100 mijë banorë, në Shqipëri 62, në Kroaci 27 dhe në Slloveni 12 të infektuar në 100 mijë banorë.

Sa i përket Serbisë, sipas agjencisë malazeze të lajmeve MINA, ajo nuk ka hyrë në statistikat e rasteve aktive në 100 mijë banorë pasi që ueb-faqja zyrtare “covid19.rs” sot nuk i ka publikuar të dhënat për rastet aktive, siç ka bërë më parë.

Në rajon, numri më i madh i të infektuarve me koronavirus në raport me numrin e banorëve është regjistruar në Maqedoninë Veriore, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbia.

Në Maqedoninë V. janë regjistruar 4.525 të infektuar në 1 milion banorë, në Mal të Zi 3.778, kurse në Serbi 3.094.

Në vendin e katërt është BeH me 2.505 të infektuar në 1 milion banorë, pastaj është Shqipëria me 1.490, Kroacia me 1.084 dhe Sllovenia me 955.

Numri i të infektuarve shprehet për një milion banor për një krahasim më cilësor.

Në lidhje me numrin e të infektuarve, vdekshmëria më e lartë është në Slloveni, 5.77 për qind, Maqedonia Veriore 4,59 për qind, e ndjekur nga Kroacia me 2.78 për qind.

Vdekshmëria në BeH dhe në Shqipëri është 2,73 për qind, në Kosovë 2,38, në Serbi 2,27 dhe në Mal të Zi 1,47 për qind.

Më së shumti të testuar në 1 milion banorë ka në Serbi, me 81.459 për 1 milion banorë. Në vendin e dytë është Sllovenia me 58.851, kurse në të tretin mali i Zi me 48.981.

Në vendin e katër është Maqedonia e Veriut me 42.394 të testuar për 1 milion banorë, e pasuar nga Bosnja me 34.769 dhe Kroacia me 25.864 të testuar për 1 milion banorë.

Aktualisht në Mal të Zi janë 1.920 raste aktive me koronavirus.

Agjencia MINA thotë se të dhënat i ka nxjerrë nga organet zyrtare shtetërore të rajonit. /Zëri