Arben Gashi shërohet nga koronavirusi
Aktuale
July 15, 2020 - 12:09
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, është shëruar nga koronavirusi.
Në një përgjigje për “Zërin”, Gashi deklaroi se pas 21-ditësh përballje me këtë virus, tani ndihet mirë.
“Ka një javë që nuk kam simptoma, dhe në konsultim me mjekët konsiderohem i shëruar. 21 ditë pas simptomave të para. 19 ditë pas diagnostikimit, një javë prej simptomave të fundit, në konsultime me mjekët infektologë, konsiderohem i shëruar”. /Zëri