306 pacientë me COVID-19, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi

306 pacientë me COVID-19, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi

Aktuale July 14, 2020 - 16:07

Mbi 300 pacientë me COVID-19 po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitalet tjera të përgjithshme.

Numri më i madh i pacientëve me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive, ku janë të hospitalizuar 96 pacientë, ndërsa spitali i Pejës ka 43 pacientë të hospitalizuar me COVID-19, transmeton Zeri.info.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

Më poshtë ju sjellim numrin e pacientëve me COVID-19 të cilët po trajtohen në QKUK dhe Spitalet tjera.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

• Klinika Infektive 96 pacientë

• Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë

• Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë

• Spitali i Prizrenit 31 pacientë

• Spitali i Gjakovës 33 pacientë

• Spitali i Pejës 43 pacientë

• Spitali i Ferizajt 13 pacientë

• Spitali i Gjilanit 17 pacientë

• Spitali i Mitrovicës 2 pacientë