Para takimit me Vuçiqin në Bruksel Hoti takohet me përfaqësuesit e personave të zhdukur

Para takimit me Vuçiqin në Bruksel Hoti takohet me përfaqësuesit e personave të zhdukur

Aktuale July 14, 2020 - 15:42

Para takimit të së enjtes në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti takoi sot përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve.

Në një komunikatë nga Qeveria thuhet se përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit.

Në këtë takim të pranishëm ishin: kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin Punues për çështjen e zhdukurve Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë Agim Gashi dhe përfaqësuesi i Këshillit Koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve Ahmet Grajqevci. /Zëri