Mustafa: Gjykata Speciale produkt i fushatës kundër UÇK-së

Mustafa: Gjykata Speciale produkt i fushatës kundër UÇK-së

Aktuale July 12, 2020 - 18:00

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka folur sot për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se është produkt i fushatës kundër luftës së UÇK-së.

Mustafa ka thënë se Gjykata Speciale duhet t’i mbyllë të gjitha të pa vërtetat e prodhuara për UÇK-në, që sipas tij janë bërë nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruar në çdo cep të Kosovës, transmeton Zeri.info

Shkrimi i plotë i Rrustem Mustafës:

E vërteta që po vjen...

Gjykata Speciale duhet t’mbyllë gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore...

UCK duke fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku bolshevik dhe ai i lindjes...

Periudha pas clirimit, poashtu karakterizohet me vecantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në cdo cep të Kosoves.

Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak.

Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo cfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.

Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të cliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e mira mbi të ligën...