6 të vdekur dhe 136 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

6 të vdekur dhe 136 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Aktuale July 12, 2020 - 17:34

Gjashtë persona kanë humbur jetën, të dielën, si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, ka njoftuar se përveç 6 viktimave, në 24 orët e fundit janë bërë 991 testime, si dhe janë regjistruar 136 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë janë shëruar edhe 123 persona të tjerë.

Maqedonia e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 382 viktima./Zëri