Italia mirëpret rifillimin e dialogut

Italia mirëpret rifillimin e dialogut

Aktuale July 12, 2020 - 17:29

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka bërë të ditur se mirëpret video-konferencën e sotme në Bruksel për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një komunikate, shteti italian ka rikonfirmuar mbështetjen e aspiratave legjitime evropiane të Kosovës dhe Serbisë, transmeton Zeri.info.

“Ne mbështesim lehtësimin e udhëhequr nga Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak, për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë që garanton paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe mirëpresim çdo nismë që synon fuqizimin e përpjekjeve të PPBE-së Lajcak”, thuhet në këtë komunikatë. /Zëri