Qeveria e shqetësuar me mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve

Qeveria e shqetësuar me mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve

Aktuale July 12, 2020 - 17:17

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësimin në lidhje me mbajtjen e dasmave nëpër shumë qytete dhe fshatra në Kosovë duke mos marrë parasysh rrezikun nga përhapja e pandemisë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të ketë asnjë lloj tolerance, ndaj askujt i cili nuk respekton vendimet e Qeverisë, duke përmendur edhe organizimin e dasmave në kohë pandemie, që sipas tij, po rrezikojnë jetën e qytetarëve, transmeton Zeri.info.

“Është e papranueshme ndërkohë që vendimet e Qeverisë janë në fuqi, derisa inspektorati dhe policia janë në terren, organizohen dasma dhe ahengje nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme anembanë Kosovës. Me këto veprime të papërgjegjshme ne rrezikojmë jetën e fëmijëve dhe prindërve tanë”, ka thënë Hoti në një konferencë për media./ Zëri