Kosovarët me nënshtetësi kanadeze nuk po lejohen të udhëtojnë në Kosovë

Kosovarët me nënshtetësi kanadeze nuk po lejohen të udhëtojnë në Kosovë

Aktuale July 12, 2020 - 10:19

Kosovarët të cilët jetojnë në Kanada nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur konsullata e Kosovës në Toronto, e cila ka njoftuar se kosovarët me nënshtetësi kanadeze të cilët kanë dashur të udhëtojnë nga aeroporti Pearson i Torontos, nuk janë lejuar të udhëtojnë për në aeroportin e Prishtinës, transmeton Zeri.info.

“Të gjithë personat që nuk janë lejuar te udhetojnë nuk kanë pasur nënshtetësi te Republikës së Kosovës, por vetëm nënshtetësi kanadeze. Ne i kemi njoftuar kohë më parë autoritetet e aeroportit të Torontos se nuk ka asnjë restrikcion per shtetasit kanadez që të udhetojnë drejt Republikës së Kosovës. Andaj deri me sot nuk është paraqitur ndonjë problem për te gjithë pasagjeret qe kane prenotuar biletat për ne Kosove”, thuhet nën njoftimin e konsullatës në Toronto.

Më tej thuhet se konsullata është në kontat të vazhdueshëm me autoritetet kanadeze që kjo ndalesë për pasagjerët të evitohet sa më parë.

”Ne po ashtu rekomandojmë te gjithë bashkatdhetarët tanë qe posedojnë vetëm pasaportë kanadeze, deri ne tejkalimin e kësaj situate, te pajisen me dokumente te Republikës së Kosovës ne zyrën tonë në Toronto ne çdo kohë, pra edhe gjatë vikendit”, thuhet në njoftim./Zëri/