Vdes një person me Covid-19 në Malishevë

Vdes një person me Covid-19 në Malishevë

Aktuale July 12, 2020 - 09:39

Në një njoftim nga Komuna e Malishevës thuhet se në këtë komunë janë konfirmuar tri raste të reja me Covid-19, ndërkohë njëri prej tyre është konfirmuar vetëm pasi personi ka vdekur.

“Personi që ka vdekur sot në orët e para mëngjesit, H.E. (1963) nga fshati Ngucat, pasi ka ndërruar jetë është konfirmuar, se ka qenë i prekur edhe me COVID-19. Ky rast e shënon personin e katërt të vdekur në Komunën e Malishevës, të prekur edhe me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Tutje në lajmërim thuhet se në Komunën e Malishevës, pozitiv me COVID-19 deri më tani janë 90 qytetarë, prej tyre 76 janë shëruar. Ndërkohë, 10 raste janë aktive ndërsa 4 persona me COVID-19, kanë vdekur.