Ambasada e SHBA-së: Kuvendi duhet t’i kryejë përgjegjësit e tij  jo të merret me sulme personale

Ambasada e SHBA-së: Kuvendi duhet t’i kryejë përgjegjësit e tij jo të merret me sulme personale

Aktuale July 11, 2020 - 13:42

Për sjelljen mbrëmshme të deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, transmeton Zeri.info

Ambasada ka thënë se në vend që Kuvendi të kryej përgjegjësit e tij, ata po merren me sulme personale. Ambasada thekson se njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë.

“Dy muaj më parë, ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë”, thuhet në reagim. /Zëri