Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
418 punonjës shëndetësor të infektuar me koronavirus në Kosovë

418 punonjës shëndetësor të infektuar me koronavirus në Kosovë

Aktuale July 10, 2020 - 17:37

Virusi COVID- 19 ka prekur 418 punonjës shëndetësor në mbarë vendin.

Që nga fillimi i përballjes me pandeminë e deri më tash 160 mjekë janë të infektuar me koronavirus në institucion shëndetësor.

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rezulton se 222 infermier janë prekur me COVID-19 në institucion shëndetësor.

Në këto të dhëna figurojnë gjithsej 160 mjekë të sëmurë në institucion shëndetësor, si dhe 11 mjekë të sëmurë jashtë institucionit shëndetësor, përcjell “Zëri.info”.

Po ashtu në këto statistika të publikuara del se janë të prekur me koronavirus 8 farmacis, 2 teknik të farmacisë dhe 2 fizioterapeutë. /Zëri/

Image