Edhe tetë të vdekur sot nga koronavirusi -  94 në total

Edhe tetë të vdekur sot nga koronavirusi - 94 në total

Aktuale July 09, 2020 - 23:59

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në mbrëmjen e sotme ka deklaruar se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 94.

Në krahasim me raportin e mbrëmshëm, del se 8 persona e kane humbur betejën me sëmundjen COVID-19 në 24 orët e fundit, transmeton Zeri.info.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Zëri