Osmani: Miqësia me Amerikën, referencë e përhershme e Kosovës
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndër të 244 vjetorit të Pavarësisë, transmeton Zeri.info
Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett kanë nderuar flamurin amerikan para Kuvendit i cili do të valëvitet në hyrje të kësaj ndërtese deri me 6 korrik.
Kryepalamentarja Osmani ka thënë se miqësia e Kosovës me SHBA-të është referencë e përhershme e jona.
“Vlerat e popullit amerikan, të theksuara në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve, nga e cila është frymëzuar edhe Deklarata jonë e Pavarësisë, janë frymëzim yni i përhershëm. Jemi krenar që në krah tonin kemi vendin simbol të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. SHBA-të janë përveç se vend mik, edhe partner strategjik i yni në gjithë rrugëtimin tonë për ta bërë Kosovën shtet të pavarur. Vendi ynë sot është i lirë edhe shkaku i kontributit të madh të Amerikës, miqësinë me të cilën na e la testament presidenti historik dr.Ibrahim Rugova. Kosova në miqësi të përhershme me Amerikën është referencë e përhershme e jona. Popullit amerikan, urime 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë popullin amerikan!"