Kuvendi nënshkruan memorandum me Britaninë për rekrutimin e zyrtarëve në postet publike

Kuvendi nënshkruan memorandum me Britaninë për rekrutimin e zyrtarëve në postet publike

Aktuale July 01, 2020 - 23:06

Të enjten, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi.

Kuvendi ka njoftuar se ky Memorandumi Mirkuptimi reflekton përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi./Zëri