Një i vdekur, 12 raste të reja dhe 20 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Gjilan

Një i vdekur, 12 raste të reja dhe 20 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Gjilan

Aktuale July 01, 2020 - 22:40

Një 63-vjeçar nga Gjilani ka humbur betejen me koronavirus sot gjatë ditës, duke quar në 4 numrin e viktimave nga COVID-19 në këtë komunë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka njoftuar se përveç një rasti me fatalitet, sot në Gjilan janë shtuar edhe 12 raste të reja, ndërsa janë shëruar 20 të tjerë, transmeton Zeri.info

Haziri ka bërë të ditur se edhe 13 raste të tjera të cilët kanë shfaqur simptoma të infeksionit, presin rezultatet nga IKSHPK-ja.

“Një i varrosur sot e ngritë në 4 numrin e të vdekurve nga #COVID19.12 raste sonte të konfirmuara me pozitive dhe 20 te shëruar. Po ashtu, edhe për 13 raste me simptoma presin rezultatet nga IKSHP”, ka shkruar Haziri.

Ai ka ripërsëritur thirrjen për kujdes në menyrë që të parandalohet rikthimi i masave./Zëri