2 raste të reja dhe 9 të shëruar nga COVID-19 në Skenderaj

2 raste të reja dhe 9 të shëruar nga COVID-19 në Skenderaj

Aktuale July 01, 2020 - 22:20

Në komunën e Skenderajt, sot janë shënuar edhe dy raste të reja me COVID-19.

Po ashtu në këtë komunë janë shëruar 9 persona të tjerë që më herët kanë rezultuar pozitiv, transmeton Zeri.info.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari,ka dhënë detaje për gjendjen aktuale në Skenderaj.

“Sapo u informuam nga IKSHP që 9 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar dhe po ashtu sot kemi dy raste të reja pozitive me korona virus.

Pas marrjes së informatës nga IKSHP, do të ndermarrim hapat e nevojshëm dhe tani 2 rastet me infeksion do të futen në vetë izolim”, ka shkruar Jashari në Facebook./Zëri/

Ai ka lutur qytetarët që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së në lidhje me mbrojtjen nga pandemia./Zëri