IKSHPK: 54 viktima nga COVID-19 deri tani në Kosovë

IKSHPK: 54 viktima nga COVID-19 deri tani në Kosovë

Aktuale July 01, 2020 - 22:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar sot se numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 54, transmeton Zeri.info.

Sipas njoftimit ditor të IKSHPK-së, sot janë regjistruar edhe tri raste të vdekjës nga koronavirusi në Kosovë.

Komuna e Vitisë sot ka njoftuar se ka ndërruar jetë një grua 82-vjeçare si pasojë e COVID-19, duke shënuar rastin e parë me fatalitet në këtë komunë, po ashtu edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar sot se në komunën e Gjilanit është shënuar viktima e katërt, ku një 63-vjeçar ka vdekur si pasojë e koronavirusit, ndërsa deri tani nuk dihet për rastin e tretë.

Me 113 rastet e konfirmuara sot, numri aktiv i personave të infektuar në vendin tonë shkon në 1293 raste./Zëri