Drejtori i SHSKUK-së thotë se Infektiva ka kapacitete të pranimit të pacientëve

Drejtori i SHSKUK-së thotë se Infektiva ka kapacitete të pranimit të pacientëve

Aktuale July 01, 2020 - 18:27

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se në Klinikën Infektive ka ende kapacitet të pranimit të pacientëve që mund të të kërkojnë hospitalizim.

“Ende ka mundësi të pranimit të pacientëve. Është plani “C” për lirim të klinikave të tjera, edhe spitalet regjionale po trajtojnë pacientë dhe rastet më të rënda po referohen në QKUK”, ka thënë Sejdiu.

“1/4 e kapaciteteve janë të shfrytëzuara. Kemi kapacitete, nuk jemi në sistem që situata nuk po menaxhohet, por dëshirojmë që të kemi numër më të vogël të pacientëve dhe kjo arrihet duke respektuar masat e rekomanduara", shtoi ai për Klan Kosovën.

Sejdiu ka thënë se është detyrim që të krijohet hapësira për shtrirjen e pacientëve.