Osmani uron Gjermaninë për kryesimin e BE-së, i quan evropianët me fat
Foto: Laura Hasani

Osmani uron Gjermaninë për kryesimin e BE-së, i quan evropianët me fat

Aktuale July 01, 2020 - 18:04

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka uruar Gjermaninë për kryesimin e Bashkimit Evropian në këtë 6-mujorsh të 2020-ës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani shprehet se evropianët janë më fat që kanë Gjermaninë në krye, transmeton Zeri.info.

“Urime për Gjermaninë që ka marrë përsipër Presidencën e Këshillit Evropian. Teksa BE kërkon të kapërcejë pandeminë # COVID-19 dhe përgatitet të merret me pasojat e saj, Evropianët kanë fatin që e kanë Gjermaninë në krye”, shkroi Osmani në Twitter. /Zëri