Hoti kërkon nga Trusti përshpejtimin e procedurave për tërheqjen e 10 përqindëshit nga qytetarët

Hoti kërkon nga Trusti përshpejtimin e procedurave për tërheqjen e 10 përqindëshit nga qytetarët

Aktuale July 01, 2020 - 18:02

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga “Trusti” që të përshpejtojë procedurat për t’ua krijuar qytetarëve mundësinë që t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, me qëllim të zbutjes së pasojave në ekonominë familjare.

Hoti këtë kërkesë e bëri gjatë një takimi që e zhvilloi me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e Tustit.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Hoti e cilësoi si shumë të rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë se mundësia për ta tërhequr 10-përqindëshin e kursimeve të tyre nuk është politikë sociale.

"...sepse për këtë ne si qeveri kemi pako të tjera, por është pjesë e vullnetit dhe e vendosmërisë sonë për t’u ndihmuar qytetarëve tanë, në mënyrë që ata ta përballojnë sa më lehtë gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë Covid 19", citohet të ketë thënë Hoti, transmeton Zeri.info.

Ndërsa, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e Trustit u zotuan se do t’i intensifikojnë punët për ta lehtësuar këtë proces, duke u krijuar qytetarëve qasje më të lehtë në të dhënat e tyre dhe në shtjellimin e ecurisë së tërheqjes së mjeteve të tyre personale, pas ndryshimeve të nevojshme ligjore. /Zëri