Rikthehet “Tregu Mobil” në Prishtinë

Rikthehet “Tregu Mobil” në Prishtinë

Aktuale June 24, 2020 - 14:14

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se “Tregu Mobil” është rikthyer në kryeqytet, transmeton Zeri.info

Ahmeti përmes një postimi në facebook ka thënë se prej kësaj jave ky treg do të vazhdojë të ofrojë produkte të freskëta vendore.

“Prej kësaj jave do të vazhdojë të ju ofrojë pemë, perime e produkte të freskëta vendore të kultivuara me shumë kujdes e dashuri nga fermerët tanë”, ka shkruar ai.

Po ashtu Ahmeti ka publikuar edhe lokacionet dhe orarin e punës së tregut:

1. Çdo të Marte në sheshi “Zahir Pajaziti” nga 09.00-17.00

2. Çdo të Mërkure te sheshi “Bill Clinton” Dardani nga 09.00-17.00

3. Çdo të Enjte sheshi “Adem Jashari” platoja e Komunes nga 09.00-17.00