Vidhen 16 kapakë të rrjetit të kanalizimit në një rrugë të vetme në Prishtinën

Vidhen 16 kapakë të rrjetit të kanalizimit në një rrugë të vetme në Prishtinën

Aktuale June 22, 2020 - 15:42

 

Disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur 16 kapakë të rrjetit të kanalizimit atmosferik në rrugën “Qemal Stafa” në Prishtinë.

Përmes një komunikate për medie, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka reaguar ndaj kësaj ngjarjeje duket e quajtur veprim të shëmtuar dhe të papërgjegjshëm, shkruan “Zëri.info”.

“Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të të moshuarve. Veprimet e tilla janë të patolerueshme”, thuhet në komunikatën për medie.

KRU “Prishtina” ka theksuar poashtu se kjo është shqetësuese veçanërisht se po ndodhë çdo të tretën ditë.

Gjithashtu, për këtë rast, KRU “Prishtina” thotë se ka informuar drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës për rastin në fjalë.

“Ata u zotuan se shumë shpejt do i vendosin kapakët e rinj. Shqetësues mbetet fakti që, në atë rrugë po vidhen kapakë pothuajse çdo të tretën ditë”, theksohet në komunikatën e KRU “Prishtina”. /Zëri

Image