Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Haziri sërish kërkon bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë

Haziri sërish kërkon bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë

Aktuale June 06, 2020 - 21:27

 

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po vazhdon të kërkojë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Haziri këtë e tha edhe sot përmes një postimi në Facebook, ku tha se “ka ardh koha që shqiptarët e Luginës” të bashkohen me atdheun e tyre.

“Vazhdoj me besu që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre. Në emër të Zotit, Familjes e Atdheut, Kosova po bëhet”, ka theksuar Haziri në postimin e tij.

Kreu i komunës së Gjilanit, këtë dëshirë e ka shfaqur teksa ka kujtuar Rezolutën për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë.

Ai është shprehur krenar që ishte sponzorizuesi i kësaj Rezolute, 7 vjet më parë, dhe që tha se mori përkrahjen e shumicës dërmuese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Por, ai shprehu keqardhje për mosrealizimin e të gjitha pikave të kësaj Rezolute.

“Më vjen keq që vetëm dy nga pikat e kësaj Rezolute u implemetuan nga institucionet kosovare. I bëj thirrje kësaj Qeverie që t’i kryej detyrat që burojnë nga kjo Rezolutë sepse Kuvendi është bartës i saj”, theksoi Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, edhe më parë ka kërkuar që Lugina t’i bashkohet Kosovës, në kohën kur diskutimet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë ishin të shpeshta. /Zëri

Image